Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, e ka quajtur eksperiment fëmijëror e me pasoja situatën në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se çdo veprim që i parapriu vendimit të ngutshëm si dhe vet aksionit në veri mbrëmë duket sheshazi ishin vendime tërsisht të paplanifikuara dhe të pamenduara mirë.

Hyseni ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndëpres eksperimentet e rrezikshme dhe politikën infantile e populliste në kurriz të vet qenies së Kosovës e sipas tij njësoj duhet të veprojë edhe opozita.

Ai po ashtu ka përmendur edhe vizitën e Kryeministrit spanjoll në Tiranë e Serbi, derisa shton se Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën, e madje ai ka bërë gafë duke deklaruar se shpallja e pavarësisë “paska shkelur të drejtën ndëkombëtare”.

Postimi i tij i plotë:

Vizita e Kryeministrit spanjoll në Tiranë e Serbi, dhe…

Eksperimentet fëminore e me pasoja të Kurtit në veri të Kosovës!Simbas raportimit në media Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez paska deklaruar në Tiranë se qëndrimi i Spanjës për njohjen e Kosovës nuk ndryshon. Sanchez paska thënë se “mendimi i tij është se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi ( lexo të njohjes së Kosovës)” Deklarata të ngjashme, Sanchez dha edhe në Beograd ???!!!
Sanchez, mbase mund të ipte ndonjë arsye tjetër, nëse ka të tila?!, për mosnjohjen e Kosovës, por çuditërisht ai bëri një gaf të rëndë diplomatik e politik, duke deklaruar se shpallja e pavarësisë “paska shkelur të drejtën ndëkombëtare”.

Duhet t’ia kujtojmë z.Sanchez se deklarata e tij bie ndesh dhe fyen keq Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 korrik 2010, me një vote bindëse 10:4, konstatoi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dispozitë të aplikueshme të së drejtës ndërkombëtare”.

Sanchez dhe Spanja si antëtare e OKS-së, duhet, e pakta, të marrin në dijeni të plotë dhe konsideratë se pavarësia e Kosovës është legjitmuar nga GJND, organi kryesor juridik i OKB-së,Eksperimentet fëminore e me pasoja të Kurtit në veri të Kosovës dhe opozita inekzistente.

Nuk duhet të jesh shumë i mençur që të konstatosh se vendosja e barrikadave dhe pengimi i lirisë së lëvizjes në cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm dhe duhet parandaluar.Por kjo bëhet me veprime të planifikuara dhe të organizuara mirë, me një vision i cili nuk duron dështim. Çdo veprim që i parapriu vendimit të ngutshëm si dhe vet aksionit në veri mbrëmë duket sheshazi se ishin vendime tërsisht të paplanifikuara dhe të pamenduara mirë. Si përfundim ky eksperiment femijnor dështoi si s’ka më keq dhe rrjedhimisht, në një kontekst politik, tërsisht të pafavorshëm për Kosovën, ushqen skenarë anti shqiptar dhe anti kosovar rus e serb!

Veprimet e Qeverisë duket që nuk ishin fare paraprakisht të koordinuara me partnerët tonë ndërkombëtarë. Koordinimi i ngushtë me partnerët e Kosovës në botë është thelbësor dhe i pa alternativë në këtë fazë të shtetndërtimit të Kosovës.

Veprimet krimininale të strukturave paralele në veri janë të sponsorizuara nga qveria serbe dhe qartësisht me ndërhyrje të shërbimeve ruse, dhe si të tilla duhet të monitorohen dhe të denoncohen nga Bashkësia Ndërkombëtare.Por në Kosovë përfundimisht duhet të kuptohet se normalizimi i raporteve Kosovë Serbi nuk duron zgjidhje parciale. Strategjia e zgjidhjeve parciale pëmes zbatimit të marrëveshjeve parciale ëshë thelësisht e gabuar dhe rrezikon të betonojë status-quonë që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë.

Krejt kjo dëshmon edhe një herë se zgjidhja e vetme, e qëndrueshme e raprteve Kosovë-Serbi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e përqëndruar në njohje të ndërsjellë.Qeveria e Kosovës duhet të ndëpres eksperimentet e rrezikshme dhe politikën infantile e populliste në kurriz të vet qenies së Kosovës.

Njësoj duhet të veprojë edhe opozita kalkulative dhe e papërgjëshme e Kosovës e cila merr turr në përkrahje të politikave fëminore të kësaj qeverie, duke projektuar vetëm pushtet dhe pa u lodhur fare për interesat jetike të vendit.

Skender Hyseni