Me 90 vota pro, Ekrem Hyseni është zgjedhur sot kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se procesi zgjedhor, sipas tij, ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe demokratike.

Postimi tij:

Pas një procesi të rregullt, demokratik, e me pjesëmarrje masive, sot me një kuvend madhështor, përmbyllëm një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor ku morën pjesë mbi 1400 anëtarë të shtëpisë tonë politike LDK.

I gjithë procesi u zhvillua konform rregullave të miratuara nga organet e partisë dhe për rrjedhojë në degë nuk kishte asnjë ankesë të vetme.

Falënderoj strukturat tona për një punë të madhe. Uroj të gjitha strukturat e zgjedhura dhe falënderoj ato që me sukses përfunduan mandatet e tyre.

Falënderoj në mënyrë të veçantë delegatët e degës që me bindje të lirë e sovrane me dhanë besimin për ta udhëhequr LDK-në e Llapit drejt fitoreve.

Na priftë e mbara!

I juaji, Ekrem Hyseni