Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë zhvillim ekonomik në këtë Komunë, shkruan Llapi.info.
Duke u shprehur i bindur se do të jetë në krye të Komunës, Hyseni ka thënë se do t’i bindin qytetarët llapjanë për t’u vaksinuar, duke i zhdukur teoritë e çipave.
“Unë si kryetari i ardhshëm i Podujevës do të siguroj një shëndet më të mirë për qytetarët me fokus kundër COVID-19. Do të zhvillojmë ekonominë e Komunës dhe do ta ruajmë ambientin. Këto qëllime i arrijmë përmes disa projekteve strategjike siç janë; Ekonomia llapjane për tregun Evropian, ndërtimi i Spitalit, arsimi i drejtuar kah tregu i punës, projekti i ngrohtores së qytetit, hapjen e liqenit akumulues dhe jetësimi i projektit Podujeva digjitale. Do të bëjmë edhe projekte tjera. Tek imunizimi, është informimi me rëndësi. Do t’i zhdukim mitet e cipave dhe teorive tjera dhe njerëzit do t’i bindim që të vaksinohen më tepër”, ka thënë ai.
Më tej, Hyseni ka shtuar se të gjitha këto projekte do të realizohen, pasi që siç është shprehur ai, ato janë kalkuluara nga ekipet kompetente./Llapi.info
https://www.facebook.com/Llapi.info/videos/2964366617137941
Spitali i premtuar i Podujevës nga LDK s’u përfshi në buxhetin e vitit 2021, ironizon Imer Mushkolaj






