Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë, ku ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e punëtorëve shëndetësorë, e ne veçanti për ikjen e anesteziologëve.
Hyseni alarmoi se listat do të zgjaten me vetëm 48 mjekë anesteziologë, të cilët do të stërngarkohen.
Madje ai ironizoi se është shfaqur një pandemi e re, të cilën e quajti si pandemia e paaftësisë së MSH-së.
“Pandemia e re, ose ndryshe pandemia e paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia po i lë qytetarët pa shërbime, e profesionistët shëndetësorë po i trajton me lëshomë. Javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1 mijë profesionistëve shëndetësorë. Rasti i anesteziologëve, pa të cilët mund të funksionojnë kirurgjitë dhe në këtë rast kemi 48, pra lista e pritjes do të zgjatet, nëse vazhdon ky trend, ose do t’i stërngarkojmë këta që i kemi”, tha Hyseni