Elseid Hysaj dhe Napoli nuk kanë arritur të bien në ujdi dhe si pasojë mbrojtësit shqiptar nuk do t’i rinovohet kontrata, sipas mediave italiane.

Dje, në median prestigjioze italiane, “Gazzetta dello Sport”, u raportua se mes Napolit dhe Elseid Hysajt nuk ka diskutime për rinovimin.

Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë, sipas gazetës italiane.

Interesimi i trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, ndërkohë që ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar, ka bërë numrin një të klubit napolitan që të ndërpresë bisedimet me agjentin e shqiptarit për ta lënë pezull të ardhmen e tij.