Të dielën në Viti një 25-vjeçar ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e një personi i cili e ka raportuar rastin në polici
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Viti, ku viktima ka raportuar në polici se një 25-vjeëar ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia ku ka konfiskuar një thikë, ndërkaq nuk është raportuar për të lënduar.
Në raportin 24 orësh policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.






