Sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësi, çmimet për ditën e hënë do të jenë 1.85 euro për një litër naftë.

Benzina do të jetë 1.74 euro, ndërsa për gaz është 0.78 euro për litër.

“Çmimet e lartë cekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan teve1.info.

Qeveria javën e kaluar kishte hartuar udhëzimin administrativ i cili cakton çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ky vendim nuk ishte përkrahur nga shoqata e naftëtarëve të Kosovë.

Çmimi për një litër naftë në Kosovë gjatë këtij muaji kishte shkuar deri në 2 euro për litër.