Për besimtarët myslimanë, i një rëndësie të veçantë mbetet muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ky muaj është i veçantë për nga ritet, të cilat duhet t’i respektojnë agjëruesit, e pjesa më e madhe e tyre lidhet me ushqimet.
Hurma është një nga pemët simbol të këtij muaji.
Së pari ajo njihet për simbolikën fetare, të cilën e shtjellon edhe Idriz Xhigoli, zëvendëskryeimam në Bashkësinë Islame.
Prezenca e hurmës në tavolinat e besimtarëve myslimanë është e pashmangshme. Madje me të edhe nis iftari.
Sipas Musa Kosumit, pronar dyqani ku shet hurmat prej 10 vjetësh, llojet e kësaj frute janë të ndryshme.
E kultivuar dhe prodhuar në vendet si Arabia Saudite, Irani e vende të tjera, një lloj i hurmës dominon në tregun kosovar.
Kosumi thekson rëndësinë e nisjes së iftarit me hurma dhe vlerat e shumta shëndetësore që ka kjo frutë.
Me vlera të shumta ushqyese e simbol fetar, e tillë është fruta e njohur si hurma.