Lokale - eSIMy

7 persona kanë vdekur dhe 19 janë ende të zhdukur.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë ishte përmbytur në lumin Danub në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.

33 vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa u ankorua, tha agjensia e lajmeve MTI, transmeton lajmi.net.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale.

Lumi Danub, një atraksion për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.

Varka që u mbyt u identifikua si “Hableany”, ose Mermaid. Anija ka dy kuvertë dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime.