Screenshot

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Serbia është më e fuqishme se Kosova për teknikë luftarake.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Serbia vetëm mund të ëndërrojë sulmin ndaj Kosovës, pasi siç thotë ai, do të dështojë menjëherë.

“Serbia me teknikë luftarake është më e fuqishme për momentin, por çdo sulm i saj do të dështojë në prespektive dhe ajo e llogaritë saktë që nuk bën më sulme, pasi e ka parë luftën e Rusisë në Ukrainë ku u vërtetua se teknika nuk sjell fitore”, tha Humolli.

Sipas Humollit, Serbia mund të sulmojë Kosovën vetëm nëse e sheh se shqiptarët s’janë gati për ta mbrojtur vendin e vet.

Por, sipas ish-deputetit të VV’së i gjithë populli është i gatshëm dhe institucioneve iu mbetet që të fuqizohen edhe me më shumë mjete luftarake.

“Serbia mund të sulmojë, vetëm kur e sheh se shqiptarët nuk janë të gatshëm që të luftojnë. Kosova sot, ka mekanizma institucional dhe një popull i tërë është i gatshëm që ta mbrojë vendin”, shton ai.

“Institutcionet tona duhet të fuqizohen me teknikë që Serbia të mos guxojë as të ëndërrojë për sulme, ajo e dinë se na ka shumë borgj”, tha Humolli.