Automjeti ikonik i ushtarisë ka vendosur të kthehet si një makinë elektrike vitin e ardhshëm.

Sipas lajmeve, makina amerikane dëshiron të nisë një seri të re automjetesh, por kësaj radhe do të jetë makinë elektrike, transmeton Telegrafi. Kthimi i automjetit legjendar pritet të prezantohet në finalen e Super Bowl.

Nga viti 2021

Sipas informacioneve të mëparshme, automjetet do të ndërtohen në uzinën amerikane në Detroit-Hamtramck. Automjetet e reja elektrike do të përfundojnë vijën e montimit nga 2021.

Generals Motors po investon rreth tre miliardë dollarë në Detroit-Hamtramck për të ndërtuar automjete elektrike. GM nuk dëshironte të komentonte për këtë.