Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person ka humbur jetën në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa i njëjti ishte duke u dërguar në QKUK, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima s’ishte ndjerë mirë, gjersa kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./Llapi.info