Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime në vendin e punës më 26 korrik në qytetin e Ferizajt.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktimat janë janë rrëzuar nga një autovinç teksa ishin duke punuar dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve.
“ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE- Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.