Fluturim Gaxherri 21 vjeçar nga komuna e Junikut, nuk ka arritur ta përballojë sëmundjen e etheve të minjve.

Dyshohet se i riu ethet e minjve i mori pas konsumimit të ushqimit të helmuar nga minjtë, raporton Sinjali.

Lajmin për vdekjen e Gaxherrit e ka bërë të ditur Komuna e Junikut përmes një postimi në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ruani ushqimet nga minjtë!Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve! Duke pasur…

Gepostet von Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës am Freitag, 9. August 2019