Anemia është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë ku është vlerësuar të ndikojë rreth 2 miliardë njerëz. Për ata të panjohur me çështjen, është thelbësisht kur një personit i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut ose hemoglobina, dhe si rezultat disa nga simptomat përfshijnë lodhjen, dobësinë, etj.

Më parë, për të testuar aneminë, pacientët do të duheshin të nënshtroheshin në një test të gjakut për të përcaktuar se në çfarë niveli të hemoglobinës janë, por në sajë të hulumtuesve në Universitetin Emory, tani ekziston një aplikacion që mund të testoj për anemi me një foto të vetme të thonjve tuaj.

Në thelb, aplikacioni do të kapë një fotografi të thonjve tuaj. Përdoruesve u kërkohet pastaj të tregojnë se ku janë thonjtë e tyre në foto, dhe aplikacioni do të analizojë ata. Aplikacioni është mjaftueshëm i mënçur sa të jetë në gjendje të shpërfillë blicin e kamerës dhe bazuar në ngjyrën e thonjve tuaj, do të jetë në gjendje të tregojë nivelet tuaja të hemoglobinës, nga të cilat pastaj mund të përcaktoni nëse mund të keni anemi.

Natyrisht ky test nuk garanton domosdoshmërisht që ju keni anemi, por duke pasur parasysh se sa shpejt funksionon, kjo e bën më të lehtë për njerëzit që të testojnë veten në shtëpi për të vendosur nëse duhet të vizitojnë një mjek.

Për fat të keq, aplikacioni nuk është i disponueshëm për publikun në këtë moment dhe nëse do të publikohet ose jo, mbetet të shihet.

Duke pasur parasysh se ekziston një interesim në zhvillimin i mjeteve mjekësore të qasshme, nuk është për tu habitur nëse kompanitë si Apple do të dëshironin të përfshijnë një veçori të tillë në iPhone-ët e tyre në të ardhmen.