Aktivitetet e shumta humanitare që i realizon me ndihmën e xhematit të vet, janë një element që e bënë të veçantë hoxhën e xhamisë së vjetër në Podujevë, Imam Imri Llugaliun.
Imri Llugaliu tash e 11 vjet është imam i xhamisë së vjetër në Podujevë, por, për këtë periudhë dy vjeçare ai së bashku me xhematin e tij, ka arritur të ndihmojë shumë familje, të ndërtoj aneksin e xhamisë, të rregulloj oborrin e xhamisë, si dhe të ndërtoj një pjesë shtesë të xhamisë për xhematin e tij.
Përveç kësaj, angazhimi i tij për xhematin që kanë nevoja financiare dhe gjetja e zgjidhjeve për ta bashkë me xhematin tjerë, ka bërë që të organizohen shumë aktivitete humanitare.






