????????????????????????????????????

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se vandalizmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është i mbështetur dhe frymëzuar nga shteti serb.

Ai, tutje ka shtuar se Serbia, edhe sot e kësaj dite mbetet shoveniste ndaj vendjt tonë dhe popullit tonë

“Vandalizmi kundër konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është mbështetur dhe frymëzuar nga shteti i Serbisë, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet shoveniste ndaj vendit tonë dhe popullit tonë.”, thotë shkrimi i Enver Hoxhajt në Twitter.