Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është nën proces e sipër, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kurrsesi nuk po mund të ndalet së penguari drejtësinë.

Kështu thotë zyra për media e zëvendëskryemisnitrit Enver Hoxhaj, duke njoftuar ky i fundit, ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur, deklaratave destruktive për hetimin, të bëra nga Vuçiqi.

Sipas zëvendëskryeministrit Hoxhaj, minimi i procesit në vazhdimësi përmes akuzave të pamatura ka për qëllim mbrojtjen e përgjegjësve për këtë krim, të cilët po fshihen në Beograd.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vazhdon përpjekjet e tij për ta penguar drejtësinë dhe për të ndërhyrë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Minimi i një procesi i cili është në zhvillim e sipër, përmes akuzave të pamatura tenton t’i mbrojë përgjegjësit për këtë krim, të cilët janë duke u fshehur në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, përcjell zyra e tij.

Ndaj deklaratave të Vuçiqit ku përmend emra konkret si gjoja fajtorë për rastin, ka reaguar edhe vëllai i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se të këtilla deklarata po e dëmtojnë procesin.