Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm që ndodhi në qendrën e Vjenës së Austrisë.
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tani deputet dhe anëtar i kryesisë së PDK-së, dënon fuqishëm sulmin terrorist në Vjenë, përcjell Klan Kosova.
“Dënoj fuqishëm sulmin qyqar terrorist të mbrëmshëm në Vjenë. Qëndroj me popullin e Austrisë sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Gjatë sulmeve të mbrëmshme në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Hoxhaj gjithashtu tregoi se po përcjellë situatën me vëmendje dhe tha se popullit austriak i dëshiron më të mirën.
“Lajme të tmerrshme nga Vjena. Lutem për shokët e mi përderisa e ndjek situatën me vëmendje dhe shpresoj për më të mirën për popullin Austriak”.






