Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Thaçin si një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës.
“Me 24 prill, 53 vite më parë, në Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Një mik si asnjë tjetër dhe një lider i pakrahasueshëm që ndryshoi kursin e historisë së Kosovës duke u mishëruar përgjithmonë me të. Udhëheqja e luftës çlirimtare dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës do të jenë përjetësisht të lidhura ngusht e të pandashme nga emri i tij”.
“Në ditëlindjen e tij të 53-të, me zemrat e lënduara që nuk e kemi pranë nesh, por, padyshim krenar për atë që ai përfaqëson, i dërgojmë urimet më të ngrohta themeluesit të shtetit tonë. Qoftë kjo ditëlindja e parë dhe e fundit që nuk e festojmë së bashku, president. Kosova të pret. Ne të presim”