Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, pas përjashtimit të Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së.

Ai ka theksuar se kjo është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë.

“Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, ka shkruar ai.