Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje ish-Presidentit Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i cili qëndron në Kosovë për ta shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se sot Clinton ecën në rrugët e Kosovës së lirë, të pavarur dhe më të zhvilluar se kurrë.
“Sot 20 vjet Kosova dhe populli i saj panë lirinë. Sot, më 11 qershor 2019, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të ecë në rrugët e Kosovës së lirë, të pavarur e më të zhvilluar se asnjëherë më parë . Kosova mban mend mbështetjen e aleatëve që na sollën lirinë. Faleminderit President Clinton! Faleminderit Amerikë ”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.