Eset Qerimi, hoxhë në fshatin Letanc, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Istog, prej ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përpjekje për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë në qytetin e Istogut.
Qerimi ka shprehur ngushëllime për familjen, ndërsa pas këtij rasti ka parashtruar pyetje se çfarë është duke ndodhur në sigurinë e brendshme, derisa para pak javësh u formua Ushtria e Kosovës, që sipas tij, ofron siguri nga armiqtë e jashtëm.
“Ushtria e Kosovës është ajo që ofron siguri nga armiqtë e jashtëm. Por çfarë po ndodhë me sigurinë e brendshme? Lajmi i vrasjes së policit në Istog, erdhi si rrufe, si një ré e zezë, i cili tmerroi mbarë opinionin kosovarë. Viktimë ishte ai që la anash veten e tij për tiu ofruar siguri tjerëve, një djalë i kësaj toke, një prind i cili la dy vajza bonjake, një grua të vejë, familjen pa kryefamiljarë”, ka shkruar ai, transmeton Llapi.info
Më poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Kah po shkon shoqëria jonë?
Para rreth dy javësh, kuvendi i Republikës së Kosovës, votoi ligjet me ç’rast hapi rrugën e formimit të ushtrisë së Kosovës.
Vërtetë ishte lajmi më i gëzueshëm në histrorinë më të re të Kosovës, pas çlirimit të saj dhe shpalljes së pavarësisë.
Ushtria e Kosovës është ajo që ofron siguri nga armiqtë e jashtëm.
Por çfarë po ndodhë me sigurinë e brendshme?
Lajmi i vrasjes së policit në Istog, erdhi si rrufe, si një ré e zezë, i cili tmerroi mbarë opinionin kosovarë.
Viktimë ishte ai që la anash veten e tij për tiu ofruar siguri tjerëve, një djalë i kësaj toke, një prind i cili la dy vajza bonjake, një grua të vejë, familjen pa kryefamiljarë.
Besoj se rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve të fundit, janë alarmi i fundit për institucionet dhe shoqërinë kosovare rreth sigurisë së popullit të saj.
Nesër mund të jetë vonë.
Ka nevojë që në institucionet tona arsimore të ketë me shumë spirtualitet, i cili nuk është shkop magjik, por do të ndikonte pozitivisht në të njejtën linjë me misionin fisnik të shkollave.
Ngushllime familjes Demaj, Istogut dhe mbarë Kosovës.
Zoti e gradoftë me xhennet policin tashmë të ndjerë.







