Lokale - eSIMy

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në Konferencën Globale, Horasis, që po mbahet në Portugali.

Hoxha në fjalën e saj ka thënë se perspektiva e integrimit në BE, është shtysë e fortë për Kosovën që t’i nënshtrohet reformave në sistemin ekonomik dhe politik.

Ajo ka shtuar se Kosova është e gatshme t’i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne besojmë fort në vizionin e BE-së si rruga e vetme për paqe dhe stabilitet”, ka thënë ajo.

E para e ministrisë së Integrimit ka thënë se Kosova mbështetet në aftësinë e BE-së për të për të adresuar çështjet e saj të brendshme, në mënyrë që të flitet me unitet për vlerat që ne të gjithë përpiqemi të përqafojmë dhe mbrojmë.

Ajo ndër të tjera ka thënë se BE-ja ka luajtur historikisht në nxitjen e bashkëpunimit të bazuar në interesa reciproke, duke i kthyer armiqtë e mëparshëm në aleatë, duke inkurajuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe duke e mbajtur paqen në Evropë për më shumë se 70 vjet.

“Duke përjetuar një luftë të tmerrshme dy dekada më parë, ne jemi të kujdesshëm ndaj çdo tendence që kërcënon kthimin e të kaluarës. BE-ja ofron alternativën e vetme për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne kemi nevojë për një BE të fortë dhe kohezive”, ka thënë ajo.