Hoxha i fshatit Smrekonicë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Me këtë rast me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë fshati është futur në karantinë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

“Po, është rast pozitiv. Ai ka pasur kontakt me familjarët e tij dhe ka rezultuar pozitiv. Ne jemi në kontakt me Këshillin e këtij fshati dhe jemi aty për të i’u gjetur afër. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ky fshat është vendosur në karantinë”.

Tahiri theksoi se Smrekonica është përballur edhe me mungesë të energjisë elektrike.

“Ka pasur probleme të furnizimit me rrymë gjatë kësaj kohe. Ne kemi intervenuar në KEDS për ta zgjidhur problemin dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të rregullohet problemi”.