Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur rreth kritikave që ka marrë pas shuarjes së Task Forcës për luftimin e korrupsionit.

I pyetur rreth kritikës së ambasadorit amerikan Kosnett, Hoti ka thënë se s’komenton lidhur me ato deklarata.


“Në parim nuk i komentoj deklaratat e ambasadorëve të partnerëve tonë. Është e drejtë e tyre dhe duhet t’i respektojmë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Qeverisë ka treguar se ka pasur takime më të gjithë ambasadorët e QUINT-it për t’u njohur me qëndrimet dhe shqetësimet e tyre rreth punës së shuarjes së Task Forcës.

“Unë kam pasur takime, edhe me ambasadorët e QUINT-it. I kam takuar të gjithë, për t’i adresuar shqetësimet që ata kanë lidhur me këtë vendim të marrë në Qeveri”, ka thënë Hoti.

Tutje kryeministri ka thënë se në pika e parë e themelimit të Taskë Forcës ka qenë antikushtetuese, meqë aty është kërkuar nga Prokuroria që të themelohen struktura të caktuara për luftimin e krimit e organizaur dhe korrupsionit, raporton Express.

Hoti ka siguruar se punët që janë nisur nga Task Forca do të vazhdojnë të paprekura për të gjitha çështjet.

Në fund ka thënë se nga vendimet e Qeverisë Hoti duhet të kenë frikë vetëm ata që kanë frikë që do t’iu shkohet gjërave deri në fund për vendosjen e ligjshmërisë.

“Duhet të kenë frikë, vetëm ata që kanë frikë që ne do t’iu shkojmë gjërave deri në fund sa i përket vendosjes së ligjshmërisë”, ka thënë ndër të tjera Hoti.