Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se shpërdorimet e koalicionit PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të.
Sipas tij këto shpërdorimi po i mbulojnë ato të djeshmet.
Hoti përmes një postimi në Facebook, po ashtu ka thënë akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike, përcjell lajmi.net.
Ky është postimi i plotë:
Shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të. Shpërdorimet e sotme po i mbulojnë ato të djeshmet. Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë.
Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen. Akterët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike.






