Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.

Hoti tha se ky është qëndrimi i Kosovës që është prezantuar edhe në takimin virtual që zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

Në takimin e se enjtes në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, Hoti tha se Kosova do përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas vizitës që zhvilloi në kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.

Pas video-konferencës të zhvilluar dje në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të pasohet nga një takim në Bruksel Më datën 16 korrik.