Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se me kërkesë të opozitës, Kuvendi do të mblidhet të martën për të shqyrtuar vendimet e Qeverisë së PAN-it për shpenzimet nga rezerva.

“Janë 8.4 milionë euro shpenzime gjatë vitit 2018. Dhe 1.2 milionë gjatë këtij viti, prej te cilave 500 mijë vetëm për përvjetorin e pavarësisë. Qeveria e PAN-it duhet të japë përgjegjësi për këto shpenzime, të cilat janë vetëm për raste emergjente”.

“Ndërkaq, të mërkurën është seanca tjetër e kërkuar nga opozita për bllokimin e KQZ-së nga ana e Presidentit. U bënë një vit që Presidenti nuk e kryen obligimin e tij kushtetues për të emëruar anëtarët e KQZ-së”.

“ Janë rreth 30 këshilltarë komunale dhe një deputet që nuk mund të kryejnë detyrën e tyre ngase KQZ-ja nuk i certifikon. Po ashtu, stafet e grupeve parlamentare dhe të partive politike janë pa paga për dy muaj rresht”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.