Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me disa nga liderët e partive politike ka thënë se agjenda e delegacionit kosovar lidhur me takimin në Washington do të bëhet publike paraprakisht.
Hoti tha se pret që kjo agjendë të bëhet publike para udhëtimit për në kryeqytetin amerikan, kur u pyet nga gazetarët se çfarë do të bisedohet atje, raporton Gazeta Express.
“Agjenda e Uashingtonit besoj që do të bëhet e qartë përpara se të shkojmë atje. Pritjet janë shumë pozitive. Ne shkojmë për të filluar procesin e dialogut që çon në njohje reciproke kjo është e rëndësishme. Hoti pret që agjenda e Washingtonit të bëhet publike para udhëtimit atje”, tha ai.
Kryeministri Hoti, tha po ashtu se si Shef i Qeverisë i ka kompetencat e qarta kushtetuese se në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga ai.
“Ta keni të qartë të gjithë në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga Kryeministri i vendit dhe nga pjesa e delegacionit që unë e vlerësoj të rëndësishme dhe të nevojshme për të çuar përpara këtë proces. Në emër të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut flas unë, sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, u shpreh Hoti.