Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar për rizgjedhjen në Kongres të Eliot Engel pas zgjedhjeve në SHBA.
“Miku i madh i Kosovës, Eliot Engel, zgjidhet serish kongresist. Populli i Kosovës i ka borxh këtij personaliteti”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
“I urojme shëndet e suksese të mëtejme. Shpresojmë qe ai të marrë drejtimin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit. Kosova, Ballkani dhe stabiliteti regjional do të përfitojnë nga lidershipi i tij në këtë komitet”.