Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një komentim rreth takimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Rusisë, Vladimir Putin.
“E keqja e re, dhe më e madhja deri më tani, e propozimit për korrigjimin e kufirit të Kosovës është se për të po kërkohen aleatë atje ku kurrë nuk i kemi pasur”, ka thënë Hoti përmes Facebook.
“Kjo qasje ka filluar ta zhvendos Kosovën jashtë interesave euro-atlantike, që bie ndesh me përpjekjet tona për orientim gjeostrategjik të Republikës së Kosovës kah perëndimi. Ne duhet ta ndalim këtë zhvendosje gjeostrategjike të Kosovës sa nuk është bërë vonë”.