Pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi atë të Themelores se ZRRE-ja ka bërë shkelje me shtrenjtimin e faturave të energjisë, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që qytetarët të kompenzohen për pagesat e faturave të rrymës me rritje.
Hoti tha se ZRRE-ja duhet ajo që duhet të marrë një vendim të tillë juridik dhe të gjejë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”, ka shkruar Hoti, ndër të tjera, në Facebook.
Postimi i plotë i Hotit:






