Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ndodhet në Bruksel ku sot është mbajtur një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.
“Kërkuam që Kosova të trajtohet sikur vendet e tjera të regjionit pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Përmbushja e kushteve nga Kosova u konfirmua edhe nga disa deputetë të Parlamentin Evropian, të cilët ju bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
“Në mungese të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, opozita ka mundësuar plotësimin e këtyre kushteve pasi është interes nacional që sa më parë të liberalizohen vizat. Ne do të jemi të palëkundur në avancimin e agjendës euro integruese të Kosovës”.