Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përsëritur qëndrimin e tij se në dialogun më Serbinë, e vetmja temë që do të diskutohet është ajo për njohje reciproke.

Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit nuk e cenon sovranitetin e vendit, por përkundrazi, sipas tij e forcon.

Ai ka thënë se ka pranuar mini- shengenin, sepse një gjë e tillë u kërkua nga Amerika, derisa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Hoti ka thënë se marrëveshje ekonomike do të ketë investime mbi 1 miliardë euro, dhe qe pritet brenda disa muajve të nisin punimet.

“Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes finale të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Marrëveshja që është arritur ka dy elemente kryesore e para pjesa ekonomike, ky përfshihen projekte infrastrukturore, autostrada Prishtinë-Merdare, hekurudha Prishtinë-Merdare dhe rrjeti shpërndarës i gazit në Kosovë. Këto projekte kalojnë vlerën mbi 1 miliardë dollar amerikan dhe këto projekte të fillojnë zbatuari menjëherë dhe besoj që për disa muaj.

Shefi i qeverisë ka thënë se njohja nga Izraeli është njohja e parë në tri vitet e fundit, dhe ai thotë se kjo njohje nuk ka qenë befasi, por ka qenë befasi që ka ndodhur aq shpejt. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës.

“Njohja nga Izraeli e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kjo është njohja e parë në tri vitet e fundit dhe është thyer ai trendi negativ dhe kushdo që ka dyshime se kjo marrëveshje e cenon sovranitetin e Kosovës del që është gabim, sepse fuqizohet sovraniteti i shtetit të Kosovës. Njohja nuk ka qenë befasi, por ka qenë befasi që ka ndodhur aq shpejt

Më tutje ai ka folur edhe për takimin në Bruksel me palën serbe. Hoti ka thënë se takimi ka qenë për draftimin e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Ai sërish ka përsëritur në këto takime se as asnjëherë nuk bisedohet për ndarjen e Kosovës.

“Është mbajtur takimi me palën serbe në Bruksel për të draftuar marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke, sepse në asnjë tavolinë nuk bisedojmë për territore. Dje kam bërë kërkesë për të raportuar në Kuvendin e Kosovës.”

Më tutje ai ka thënë se ka qenë kundër mini-shengenit, mirëpo ai thotë se kjo iu është kërkuar në Uashington.

“Unë kam qenë kundër për mini-shengenin por kjo më është kërkuar në Uashington që të pranojmë këtë pjesë të marrëveshjes dhe unë e kam pranuar”, tha Hoti.

Hoti tutje ka thënë se pika e marrëveshjes për Ujmanin nuk është ndryshuar.

“Pika e marrëveshjes për Ujmanin është e pandryshueshme sepse do të bëhet një studim i fizibilitetit nga Amerika dhe do të dihet se si do të përdoret. Pika e dhjetë që po referohet në medie nuk qëndron dhe nuk besoj që dikush që ka qëndruar në Prishtinë mund të ketë më shumë informacion se ne qe kemi qenë atje”.