Lokale - eSIMy

Propozimi i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame në Paris të Francës, u përcollë me shumë reagime.

Një tjetër reagim vjen nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se me ndarjen e këtyre mjeteve Kosova si shoqëri dhe shtet vlerëson trashëgiminë kulturore botërore.

“Katedralja Notre Dame eshte pasuri e kultures boterore. Te gjithe e kemi pare me pikellim shkaterrimin e ketij simboli te civilizimit dhe kultures.
A ka pasur nevoje Franca per ndihmen tone kaq simbolike per rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.
POR, me ndarjen e ketyre mjeteve, a tregojme ne si shoqeri dhe shtet se e vleresojme trashegimine kulturore boterore, si dhe mbeshtetjen qe kemi pasur ne momente kritike te ekzistences tone nga shteti mik Franca? SIGURISHT SE PO”, shkroi Hoti në Facebook.

Haradinaj në një deklaratë për medie ka thënë se duhet të ketë kujdes në deklarata mediaktike, pasi mbështetja financiare e Kosovës ndaj shtetit francez është modeste.