Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se tubimi i sotëm i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur rëndë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, raporton Ekonomia Online.

“Tubimet e tilla janë e drejtë dhe demokratike por nuk duhet të biem asnjëherë në kundërshtim me udhëzimet e IKShPK-së. Kam frikë se sot janë duke i shkelur plot udhëzime të IKShPK-së”, tha Hoti.