Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, dhe kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Në telegramin e urimit të kryeministrit Borisov thuhet:

I nderuari z. Kryeministër

Në emër të qeverisë bullgare dhe në emrin tim po ju dërgoj përgëzimet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës dhe për aprovimin e kabinetit tuaj nga ana e Kuvendit.

Besoj që marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve tona do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje për aktivizimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Do të gëzohem nëse në të ardhmen e afërt do të kemi mundësi t’i diskutojmë këto perspektiva.

Do të doja t’ju siguroj se Bullgaria do të vazhdojë edhe në të ardhmen me mbështetjen e vazhdueshme për rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Z. Kryeministër, pranoni urimet e mia për shëndet të plotë dhe suksese në punën tuaj shumë të përgjegjshme.

Në telegramin e urimit të thuhet Al-Hamad Al-Sabah:

Përshëndetjet më të mira,

Kemi kënaqësinë t’i përcjellim Shkëlqesisë Suaj, urimet më të sinqerta dhe përshëndetjet më të mira, me rastin e formimit të Qeverisë së re, të vendit mik, Republikës së Kosovës, duke ju uruar suksese në përmbushjen e detyrës suaj, në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit të Republikës së Kosovës.

Përfitoj nga rasti, të vlerësoj marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që lidhin dy vendet tona, duke shprehur sigurinë tonë për forcimin e tyre, në të mirë të dy popujve tanë miq.

Urime të sinqerta dhe, përshëndetjet më të mira për Shkëlqesinë Tuaj, shëndet të plotë, e popullit tuaj mik zhvillim e prosperitet të mëtejshëm.

Urimet më të mira.