Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shëruar nga koronavirusi. Ai gjatë ditës së sotme është kthyer në zyrë pasi për dy javë ishte vetizoluar.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19 .
“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga COVID-19. Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se bashkë me kabinetin, janë të vendosur që ta shtyjnë përpara agjendën e Qeverisë dhe t’u qëndrojnë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.






