Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për takimin që ka zhvilluar sot në Uashington me shefin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Sean Cairncross.
Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova ka kohë deri më 23 shtator të dërgojë listën e projekteve për t’u miratuar nga bordi i MCC’së.
“Fondet e MCC’së do t’i çojmë komplet në energji, për të siguruar energji të qëndrueshme për biznese dhe familje”, ka treguar ai.
“Do ta rishkruajmë strategjinë e energjisë nga energjia e ripërtërishme”, është shprehur Hoti.
Kryeministri ka përmendur një “gazsjellës që lidh Prishtinën me Shkupin”, pastaj “centralin për prodhimin e energjisë me gaz”, si dhe “kapacitetet për akumulim të energjisë, kur ka rënie nga sistemi”.