Lokale - eSIMy

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka marr pjesë në takimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Ai tha se ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19, ndërsa kemi humbur edhe 3 mjekë, shkruan Indeksonline.

Hoti bën me dije se tri instrumentet bazë për ta mposhtur koronavirusin janë mbajtja e maskave, mbajtja e distancës sociale dhe higjiena.

Tutje, Hoti thotë që kanë riorganizuar stafin shëndetësorë në nivel vendi, dhe kanë fuqizu inspektoratin me staf shtesë.