Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se institucionet e kanë nën kontroll situatën me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se numri i testimeve po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve të të infektuarve.

Sipas Hotit, etëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund të futet nën kontroll kjo valë e dytë e COVID-19 dhe të mundet virusi.

“Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se “trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”.