Një shtetas holandez ka përfunduar në spital pasi një shtetas kosovar e ka plagosur me armë zjarri
Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës ku pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari e ka goditur me armë zjarri viktimën.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Ndërkaq policia bën të ditur se nuk ka të arrestuar ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.