Lokale - eSIMy

Rrustem Podvorica, i njohur si ‘Rrusta’ padyshim se është njëri prej futbollistëve më të që i kishte Podujeva, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, fati i tij nuk ishte edhe aq i mirë.

Karrierën e nisi në K.F. Llapi, duke kaluar shumë shpejt në ‘C.Zvezda’ në Gjilan.

Ishte viti 1992 kur Podvorica mori rrugën e mërgimit, duke shkuar në Gjermani.

Fillimisht aty nisi të luaj në një ekip gjysmë profesionist – tek klubi “Reinickendörfer Füchse“.

Pas rezultateve shumë të mira aty, Podvorica, arrin të nënshkruaj kontratën e parë profesionale me “Eintracht Braunschweig”, në Bundesliga 2.

Pas këtij suksesi, nis edhe fati i keq për të.

Disa ditë para se të nënshkruaj kontratën milionëshe me “FC Nürnberg” në Bundedesliga, pëson një aksident fatal, ku shuhet edhe ëndrra e tij e kahmotshme.

/Llapi.info/