Afro 3 mijë persona humbën jetën në SHBA gjatë 11 shtatorit të vitit 2001, në atë që konsiderohet si sulmi terrorist më vdekjeprurës në territorin amerikan, shkruan Mirror.
Skenat që shokuan botën, 19-anëtarë të organizatës terroriste Al-Qaeda kishin rrëmbyer katër aeroplanë me pasagjerë, duke i përplasur në kullat binjake në New York, Pentagon dhe Washington në një fushë në Shansville të Pennsylvanias, transmeton Telegrafi.
Shumë nga këto momente janë filmuar e fotografuar, për të dokumentuar që disa prej tyre konsiderohen si fotografitë më ikonike në histori.
Por, rrallë kush i ka ditur rrëfimet e protagonistëve të këtyre fotografive që kanë bërë bujë në botë, dhe sot e kësaj dite ripublikohen për të kujtuar tmerrin që e kanë përjetuar amerikanët.
Burri që bie
Kjo fotografi është shkrepur nga Richard Drew, dhe ndoshta është fotografia më e shikuar që është realizuar më 11 shtator 2001.
Aty shihet një burrë duke rënë nga kulla binjake në orën 9:41. Shumica e qytetarëve që kishin ngecur në kulla, ishin hedhur nga dritaret pasi që e kuptuan se nuk do t’ia dalin nga zjarri dhe kullat që po shembeshin.
Burri në fotografi kurrë nuk është identifikuar, por besohet se ishte punonte në restorantin e njërës prej kullave binjake.
E autori i fotografisë ka thënë për Daily Beast se për “të ishte një moment i paharrueshëm dhe në shikim të parë nuk duket fotografi e dhunshme”.
Edward Fine, burri mbuluar nga hiri
Edward po bëhej gati të futej në njërin prej ashensorëve të kullave binjake kur aeroplani e goditi objektin. Ai fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombë – dhe për këtë arsye ishte njëri prej shumë qytetarëve që filloi të vrapojë shkallëve për të dalë jashtë – në ato momente gjendej në katin e 79-të.
Për fat të mirë ia ka arritur të del jashtë, vetëm pak sekonda para se aeroplani i dytë të godiste kullën tjetër, e fotografia është shkrepur nga Stan Honda. Shokun që e kishte përjetuar ai shihet qartë në fotografi.
“Isha i fokusuar në vrapim, vazhdimisht i thosha vetes se duhet të mbijetoj”, ka deklaruar ai.
Marcy Borders, zonja e mbuluar nga hiri
Marcy ishte 28-vjeçe asokohe, dhe gjendej në katin e 81-të të njërës nga kullat kur aeroplani u përplas në të. Ajo sapo kishte gjetur një punë të re. Sikur Edwardi, edhe fotografia e saj ishte shkrepur nga Stan Honda.
Marcy ka ndërruar jetën vitin e kaluar në moshën 42-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në stomak. Ajo vuante nga depresioni pas sulmit terrorist dhe më pas edhe u diagnostifikua me kancer.
“Gjithmonë i them vetes, nëse kjo ngjarje e ka nxitur formimin e kancerit në stomak. Besoj fuqishëm se ashtu është. Kurrë nuk kam vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut apo kolesteroli e diabeti. Si është e mundur që një person shumë i shëndetshëm, një ditë të zgjohet nga gjumi dhe ta kuptojë se është prekur nga kanceri”, pati deklaruar e ndjera.
Ballina e revistës TIME
Kjo fotografi ishte shkrepur nga fotografi Lyle Owerko, që kishte probleme me gjumin dhe në ato momente dëgjoi një zhurmë që erdhi kur aeroplani goditi kullat binjake më 2001.
Ai u ngrit menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte, duke mos menduar dy herë mori edhe aparatin. Me të parë se çfarë ndodhi, filloi të shkrep fotografi, ku shihen njerëzit në panik derisa aeroplani tjetër po i afrohej kullës tjetër.