Është hedhur shorti për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar Superligë.

Qysh në xhiron e parë të edicionit të ri do të luhen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e nis mbrojtjen e titullit në shtëpi ku pret Llapin e super përforcuar.

Ndërkohë derbi tjetër i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Feronikelit dhe Gjilanit, dy skuadra të tjera që synojnë titullin e kampionit.

Prishtina në ndeshjen e parë luan në shtëpi përballë Drenicës, teksa Ballkani do të luaj në udhëtim te Besa.

Skuadra debutuese në elitë, Arbëria do të luaj takimin e parë në udhëtim te Trepça ’89.

Xhiroja e parë në Superligë:

Drita – Llapi

Trepca ’89 – Arbëria

Prishtina – Drenica

Besa – Ballkani

Feronikeli – Gjilani