Raporti i autopsisë për dizajnerin e njohur Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, ka përfunduar.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Ditor Haliti- zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), duke thënë se dokumenti tashmë është i gatshëm, porse nesër do t’i dorëzohet prokurorisë.
“Raporti i autopsisë për Festimin ka përfunduar. Prokurorisë do t’i dorëzohet nesër, pastaj ata vazhdojnë me hetime,” tha ai.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur ditë më parë hetimet për këtë rast të rëndë.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur ditë më parë hetimet për këtë rast të rëndë.
Hetimet për vdekjen e Festim Isufit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për shkaqet apo motivet e mundshme të kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik