Së paku tre të vdekur dhe një i plagosur pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në një zonë banimi në rrethinat e Stambollit, transmeton Klan Kosova.

Së paku deri më tani, sipas mediave të huaja, nuk dihet shkaku i aksidentit.

Po sipas mediave, aeroplani u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Sancaktepe, një lagje në lindje të Stambollit.

Helikopteri thuhet se po kthehej nga një fluturim trajnimi rutinë dhe u rrëzua gjatë uljes në një bazë ushtarake aty pranë.