Lokale - eSIMy

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për 100-ditëshin e Qeverisë Hoti, deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se rruga nacionale Prishtinë – Podujevë ende s’ka përfunduar, përkundër që siç ka thënë ai, punimet kanë nisur në vitin 2017 nga qeveria e Isa Mustafës, njofton Llapi.info.

“Rruga e cila filloj në 2017 nga qeveria Isa Mustafa kur ishte ministër Lutfi Zharku e që edhe ato 4 km të shtruara në asfalt, por ende të pa përfunduara pra Qeveri e kotë atëherë Qeveri e kotë këtë herë”, ka thënë ai.

Deputeti i kësaj partie, Fitim Haziri ka deklaruar se në këtë rrugë, sipas tij, punimet janë duke vazhduar pa plan, ndërkohë që ka përmendur edhe disa punë që s’janë kryer fare.

“Këta edhe ato punë që i nisin i bëjnë si mos më keq. Vetëm shihni zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë se si punohet, pa plan, pa projekt e me plot defekte. Për ato pak kilometra ku është punuar, nuk kanë lënë askund shiritin ndihmës, asnjë vend-ndalje për autobusë, asnjë mbikalim ose rreth-rrotullim (pos atij ku kryqëzohet me rrugën “Zahir Pajaziti”), por në vend të tyre kanë lënë “vrima të zeza” ku ngasësve u duhet të ndërrojnë drejtimin nëpërmjet shiritit të shpejtë, që është edhe njëri prej shkaktarëve të aksidenteve të shumta që po ndodhin në këtë rrugë, e në disa raste, fatkeqësisht edhe me fatalitet. Prandaj, jo kot po e quajnë edhe “rruga e vdekjes”, ka potencuar Haziri.

Tutje, ia ka përmendur edhe disa punë tjera, të cilat sipas tij kanë nisur shumë kohë më parë në këtë komunë, por që s’janë funksionalizuar kurrë.

Haziri ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale, duke e cilësuar si qeveri “jo legjitime dhe të dobët”./Llapi.info

Fitim Haziri ua përmend premtimet e LDK-së që sot e kësaj dite s'u realizuan

Fitim Haziri ua përmend LDK-së premtimet për magjistralen Podujevë-Prishtinë dhe Spitalin e Podujevës, që sot e kësaj dite s'u realizuan (Video)

Gepostet von Llapi.info am Samstag, 10. Oktober 2020