Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kreu i Gjilanit, pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun tha se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK’në.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK’në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzu Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, ka thënë ai./GazetaExpress/